​Rrahje në Prishtinë, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

​Rrahje në Prishtinë, pesë të lënduar

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30, kanë pranuar informatën për një rrahje në rrugën "Simon Shiroka", në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Sipas Policisë, në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë. 

“Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat