Vdes inxhinieri i njohur nga Kosova

Kronikë e zezë

Vdes inxhinieri i njohur nga Kosova

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
Ilustrim

Ka vdekur inxhinieri i njohur kosovar Qazim Fazlija, projektues i shumë kryeveprave ndërtimore në Kosovë, Libi dhe Irak.

Si kryeinxhinier dhe më pastaj Drejtor i KNI “Ramiz Sadiku” ka udhëhequr dhe mbikqyr qindra kryevepra ndërtimore në Kosovë ,Libi, Irak  ndër ta vlen të ceket gjigandi metalurgjik “Ferronikeli” , “Hoteli Grand” , Sillosët e Grurit në Xërxë”, “Birraria e Pejës” , “Stadiumi i Qytetit të Mitrovicës”, “Pallati i shtypit Rilindja” , dhe “Penda e Ujmanit”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Turiqevc të Skenderajt nga ora 15:00.

Lajmin e ka dhënë familjari i të ndjerit.

Postimi i familjarit:

Të dashur miq dhe familjar,

Ju njoftojme se sot ka ndërruar jetë axha i ynë  Qazim Fazlija. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Turiqec, Skënderaj.

  E pamja do të jetë 3 ditë në Hotel Grand  Prishtinë.

Qazim Fazlija lindi në Turiqec më 1941 ku i kreu shkollën fillore ndërsa të mesmen në Mitrovicë në Gjimnazin Teknik.

Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Nishit.

Si kryeinxhinier dhe më pastaj Drejtor i KNI “Ramiz Sadiku” ka udhëhequr dhe mbikqyr qindra kryevepra ndërtimore në Kosovë ,Libi, Irak  ndër ta vlen të ceket gjigandi metalurgjik “Ferronikeli” , “Hoteli Grand” , Sillosët e Grurit në Xërxë”, “Birraria e Pejës” , “Stadiumi i Qytetit të Mitrovicës”, “Pallati i shtypit Rilindja” , dhe “Penda e Ujmanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat