Grabitje e armatosur në pompën ‘Shell’ në Prishtinë, tre persona marrin gjithë pazarin ditor

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në pompën ‘Shell’ në Prishtinë, tre persona marrin gjithë pazarin ditor

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në pompën e derivateve ‘Shell’ në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, raporton sinjali.

Media mëson se tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda pompës dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’ia marrin punëtorit të gjithë pazarin ditor në vlerë të rreth 300 eurove para të gatshme.Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtori i kompanisë, i cili ka deklaruar se tre të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat