Policia kontrollon dy lokacione në Prizren, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Policia kontrollon dy lokacione në Prizren, dy të arrestuar

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Policia sonte ka informuar se gjatë kontrollit në dy lokale në Vlashne dhe në Zhur, është gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

“Policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, pronë e të dyshuarve A.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe E.A., (viti i lindjes 1997 mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren. Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori do të dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat