Policia arreston dy persona, iu gjen lëndë narkotike

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona, iu gjen lëndë narkotike

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në dy lokacione të ndryshme, pasi të njëjtëve gjatë kontrollit u janë gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

“Policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur pronë e të dyshuarve A.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe E.A., (viti i lindjes 1997 mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë Marihuanë”.

Për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren.

“Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat