Arrestohet një i mitur në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, iu gjet një thikë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, iu gjet një thikë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar të premten rreth orës 16, në oborrin e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.

Sipas policisë, të miturit i është sekuestruar një thikë.

“Pas pranimit të informatës për persona të dyshuar në oborrin e SHF Dardania, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin mashkull  kosovar i mitur, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat