Dy raste të vjedhjeve të rënda në Xërxë të Rahovecit

Kronikë e zezë

Dy raste të vjedhjeve të rënda në Xërxë të Rahovecit

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda janë raportuar në Xërxë të Rahovecit.

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin.

Po ashtu, i njëjti dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera.

Ndërkohë, një burrë tjetër ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga  aty kanë vjedhur një shumë parash dhe një sasi stoli ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat