Aksident trafiku në Viti, lëndohen shtatë persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Viti, lëndohen shtatë persona

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur të shtunën rreth orës 17 në fshatin Pozheran të Vitisë.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat