Korçë, plagosi me thikë një 27-vjeçar, vihet në prangat e policisë autori

Kronikë e zezë

Korçë, plagosi me thikë një 27-vjeçar, vihet në prangat e policisë autori

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 19 vjeçar i cili ishte në kërkim pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë.

Është arrestuar R. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat