​Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot personin me inicialet I.H. (1955) për shkak të përdorimit të armës së zjarrit.

Deri tek arrestimi ka ardhur pasi paraprakisht policia mori një informatë për të shtëna ma armë zjarri në një fshat të Gjilanit. 

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit 'ZIG14 tisas’ e kalibrit 9 milimetra si dhe nëntë gëzhoja të armës të kalibrit 9 milimetra si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal për veprat penale përdorim i armës dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat