U largua pasi përplasi për vdekje të moshuarin, identifikohet dhe prangoset 50-vjeçari në Berat

Kronikë e zezë

U largua pasi përplasi për vdekje të moshuarin, identifikohet dhe prangoset 50-vjeçari në Berat

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 21:10
Ilustrim

Është zbardhur aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari, i ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan.

Si rezultat është identifikuar dhe vënë në pranga 50-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat