Arrestohet një person në Merdar, policia i gjeti në valixhe 910 fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Merdar, policia i gjeti në valixhe 910 fishekë

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pikën kufitare Merdar, është arrestuar një person i dyshuar.

I njëjti është arrestuar pasi gjatë kontrollit të autobusit në valixhen e tij janë gjetur 910 fishekë.

“Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat