Arrestohet një gjakovar pasi qeni i tij kafshoi një vajzë të mitur

Kronikë e zezë

Arrestohet një gjakovar pasi qeni i tij kafshoi një vajzë të mitur

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar një vajzë të mirë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vajza ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat