Aksident në Novosellë të Pejës, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Novosellë të Pejës, tre të lënduar

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 7:46 në fshatin Novosellë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në drejtim të spitalit rajonal.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të këtyre personave”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat