Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.

Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.

”Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat