Një police dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik në Novoselë, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Një police dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik në Novoselë, ndalohet për 48 orë

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një zyrtare policore dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Novoselë të Pejës, ku mbeti e vdekur një person dhe u lënduan tre të tjerë.

Sipas policisë, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Pas marrjes se tretmanit mjekësor, personi që ka shkaktuar aksidentin, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të marrë veprime për sigurimin e prezencës se të pandehurës në procedurë penale. E ndaluara është zyrtare policore për aksidentin sot në Pejë”, ka thënë Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat