Graçanicë, gruaja raportoi se burri e mori fëmijën e tyre dhe u largua nga shtëpia

Kronikë e zezë

Graçanicë, gruaja raportoi se burri e mori fëmijën e tyre dhe u largua nga shtëpia

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Policia sot ka informuar se një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka marrë fëmijën e tyre dhe është larguar nga shtëpia, në Graçanicë.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas këndelljes nga alkooli, me vendim të prokurorit është liruar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj ka marr fëmijën e tyre dhe është larguar nga shtëpia.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat