Aksident me të lënduar në Rahovec

Kronikë e zezë

Aksident me të lënduar në Rahovec

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:27
Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Rahovec.

Policia sot ka bërë të ditur se pas tretmanit mjekësor, dy vozitësit janë liruar, ndërsa pasagjeri ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy vozitësit dhe një pasagjer të gjithë meshkuj kosovarë.”, ka informuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat