Policia për vdekjen e gruas në Dragash: Nuk ka pasur urdhër mbrojtës

Kronikë e zezë

Policia për vdekjen e gruas në Dragash: Nuk ka pasur urdhër mbrojtës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:07
Policia

Gruaja 67-vjeçare e cila u gjet e vdekur dje në shtëpinë e saj në fshatin Kuk të Dragashit, kishte qenë viktimë e dhunës në familje. Sipas policisë dhuna ndaj S.D., 67-vjeçare, në tetor të këtij viti kishte qenë e formës psikike.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion pasi dyshohet se kishte shenja dhune.

Policia informon se e ndjera “nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar”.

“Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata (gruaja e vëllait) dhe nipi”.

Ndaj saj nuk kishte urdhër-mbrojtës.

Lidhur me rastin nuk ka ndonjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat