Policia arreston një person për gjuajtje me armë

Kronikë e zezë

Policia arreston një person për gjuajtje me armë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:35
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person nga fshati Janosh të komunës së Gjakovës i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij.

 “Stacioni Policor në Gjakovë përmes linjës telefonike 192 ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Janosh-Gjakovë. Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Gjakovë, menjëherë iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin P.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provave materiale, sipas policisë është konfiskuar një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. “Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat