Vushtrri, djali dyshohet se kanosi babain e tij me armë

Kronikë e zezë

Vushtrri, djali dyshohet se kanosi babain e tij me armë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia njofton se dje është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka kanosur babain e tij me armë.

Në raport thuhet se arma posedon leje me afat të skaduar, e cila është sekuestruar bashkë me katër fishekë. 

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

“KANOSJE | Vushtrri  28.12.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte kanosë babain e tij. Arma me të cilën i dyshuari e ka bërë  kanosjen është e babit të tij për të cilën posedon leje me afat të skaduar e cila është sekuestruar  së bashku me 4 fishek dhe iniciuar rast tjetër armëmbajtje pa leje. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat