Prishtinë, lëndohet një person nga plumbi qorr

Kronikë e zezë

Prishtinë, lëndohet një person nga plumbi qorr

Më: 2 janar 2023 Në ora: 10:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është goditur nga një plumb qorr pak minuta pas Vitit të Ri.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima e gjinisë femërëore është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Prishtinë 01.01.2023 – 00:45. Është raportuar se nga një plumb bredharak është goditur viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat