Sekuestrohen tri armë në Prizren

Kronikë e zezë

Sekuestrohen tri armë në Prizren

Më: 2 janar 2023 Në ora: 17:31
Sekusetrohen tri armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestraura disa amë në Prizren.

Përmes një komunikate për media, polica ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë deklaruar se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve.

“Me datë 01.01.2023 në ora 00:05 nëpërmes rrjeteve sociale është  parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë. Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat