Obiliq: Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje, ishte në kërkim që nga muaji gusht i vitit të kaluar

Kronikë e zezë

Obiliq: Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje, ishte në kërkim që nga muaji gusht i vitit të kaluar

Më: 4 janar 2023 Në ora: 06:23
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës sot ka arrestuar A.G për shkak se ishte I dyshuar për disa vjedhje në periudha të ndryshme kohore, kryesisht vjedhje nga veturat.

A.G 31-vjeçar, kishte qenë në kërkim që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:  – A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022).

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat