Dy persona sulmohen me dru teksa ishin duke e ndjekur një garë me qen

Kronikë e zezë

Dy persona sulmohen me dru teksa ishin duke e ndjekur një garë me qen

Më: 4 janar 2023 Në ora: 09:46
Policia e Kosovës

Dy meshkuj kosovarë janë sulmuar në Pejë teksa ishin duke e ndjekur një garë me qen.

Ata janë sulmuar shufra të drurit, por kanë arritur të ikin më pas.

Siç njofton policia, po ashtu është shtënë në drejtim të tyre.

“Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshm”, thuhet në raportin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat