Vetura rrokulliset dhe përplaset në mur, ngasësi dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Vetura rrokulliset dhe përplaset në mur, ngasësi dërgohet në QKUK

Më: 4 janar 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Mbrëmë në Prizren raportohet se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.

Me këtë rast e ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, ka dalë jashtë rrugës, është rrokullisur dhe përplasur në një mur.

Organet e rendit njoftojnë se si pasojë e kësaj, pasagjeri, ka pësuar lëndime trupore.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat