Katër të lënduar në një aksident në Kishnicë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një aksident në Kishnicë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Kishnicë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident kanë pësuar lëndime katër persona.

“Rreth orës 19:30  kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat