Një predhë e armës i hyn në dhomë, Policia heton rastin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një predhë e armës i hyn në dhomë, Policia heton rastin në Prishtinë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar në Polici se një predhë e armës së zjarrit ia ka dëmtuar xhamin e dritares dhe perden e dhomës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 02:31.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar xhamin e dritares dhe perden e dhomës”, thuhet në raport.

Predha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat