Vjedhje e rëndë në Kaçanik, viktima tregon se çka morën hajnat nga shtëpia e tij

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Kaçanik, viktima tregon se çka morën hajnat nga shtëpia e tij

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Dje në rrugën “Hasan Prishtina” në Kaçanik ka ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë.

Policia thotë se një person ka deklaruar se derisa nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur “një shumë të hollave, stoli ari dhe një llaptop”.

“VJEDHJE E RËNDË | Rr. Hasan Prishtina, Kaçanik  04.01.2023, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares brenda shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin një shumë të hollave, stoli ari ne vlerë si dhe një llap top.

Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat