Burri e bëri gruan për spital në Suharekë

Kronikë e zezë

Burri e bëri gruan për spital në Suharekë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar dje në Suharekë pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Policia sot ka informuar se me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat