Prizrenasi nervozohet me gruan që foli në telefon natën e Vitit të Ri, e sulmon fizikisht

Kronikë e zezë

Prizrenasi nervozohet me gruan që foli në telefon natën e Vitit të Ri, e sulmon fizikisht

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në natën e parë të këtij viti, por që është denoncuar dje nga viktima.

22-vjeçarja e cila është e martuar në fshatin Zhur të Prizrenit, ka deklaruar se gjatë festës së Vitit të Ri, burri i saj ishte nervozuar pas bisedave të saj me familjarët në telefon dhe si rrjedhojë ka shpërthyer në dhunë fizike.

I dyshuari i është përgjigjur ftesës për intervistim nga hetuesit policor, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat