Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:25
Ilustrim

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit.

Me datën 04.01.2023 rreth orës 22:00, policia e stacionit në Han tē Elezit kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Adem Jashari’’ në Han tē Elezit ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona i kishin shkaktuar lēndime trupore personit H.C (M/K) i moshës 20 vjeçar dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e rendit e më pas edhe hetuesit policor i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot në ora 16:00, hetuesit policor i kanë arrestuar personat e dyshuar A.K (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe S.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Lëndim i lehtë trupor"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat