Vetaksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohet një person

Më: 5 janar 2023 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat