Policia jep detaje për vetaksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan, një i lënduar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vetaksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan, një i lënduar

Më: 5 janar 2023 Në ora: 22:46
Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku është lënduar një person.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat