Arrestohet burri që hodhi sprej në lokal, nëntë persona u bënë për spital

Kronikë e zezë

Arrestohet burri që hodhi sprej në lokal, nëntë persona u bënë për spital

Më: 6 janar 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Nëntë burra kërkuan tretman mjekësor të mërkurën pas mesnate në Gjilan, pasi në lokalin që ishin duke qëndruar, ka filluar të ndihej një aromë, që u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Policia sot informoi se lidhur me rastin, u arrestua një burrë, i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.

“Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, bëri të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat