Arrestohet njëri prej tre të dyshuarve se rrahën dhe lënduan me thikë viktimën

Kronikë e zezë

Arrestohet njëri prej tre të dyshuarve se rrahën dhe lënduan me thikë viktimën

Më: 6 janar 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Polici e Kosovës ka arrestuar një person ndërsa dy të tjerë po i kërkon nën dyshimin se kanë rrahur dhe goditur me thikë viktimën në Obiliq.

Sipas njoftimit, viktima ka kërkuar tretman mjekësor në spital shkaku i lëndimeve të rënda  që i janë shkaktuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./BetimipërDrejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat