Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/kosovarë, i moshës 33-vjeçare”, thuhet në njoftim.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”.

Pas këtij rasti, banorët serbë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat