Nëna lë vetëm në banesë pa përkujdesje dy fëmijët 2 dhe 3 vjeç në Pejë, arrestohet

Kronikë e zezë

Nëna lë vetëm në banesë pa përkujdesje dy fëmijët 2 dhe 3 vjeç në Pejë, arrestohet

Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një femër është arrestuar pasi kishte lënë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç dhe tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e saj pas asnjë përkujdesje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:30 në rrugën “Myrvete Maksutaj”, në Pejë.

Tutje sipas raportit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat