Arrestohen tre persona në Lipjan, Policia iu sekuestron substancë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Lipjan, Policia iu sekuestron substancë narkotike

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:42
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Lipjan. Të njëjtëve iu është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.

Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndryshme të Lipjanit.

Komunikata e plotë:

Sekuestrohet substancë narkotike, shoqërohen në stacion policor tre persona të dyshuarPrishtinë, 7 janar 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë shoqëruar tre persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme të Lipjanit.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat