Tre të lënduar në një aksident trafiku në Novolan të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Novolan të Vushtrrisë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Novolan të Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Novolan të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy  vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat