“Nëse m’ke tradhtu, t’vras”/ Ferizajasi kërcënon me jetë të dashurën e tij, arrestohet

Kronikë e zezë

“Nëse m’ke tradhtu, t’vras”/ Ferizajasi kërcënon me jetë të dashurën e tij, arrestohet

Më: 8 janar 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Ferizaj, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë të dashurën e tij.

Mësohet se 46-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se me të dyshuarin ishte në lidhje për 7 vjet dhe i njëjti para një jave ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ajo ka deklaruar se i dyshuari e ka kërcënuar se nëse e ka tradhtuar me dikë, do e vrasë.

Përballë kësaj situate ajo është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar, prandaj edhe ka kërkuar që të strehohet në Strehimore.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka mohuar ta ketë kërcënuar të dashurën e tij.

Sipas 36-vjeçarit, problemet kanë filluar pasi viktima ka kuptuar se motra e tij i aka dërguar vizë për të udhëtuar jashtë vendit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat