​Kontrabandë me mallra në Han të Elezit, ndalohen dy persona

Kronikë e zezë

​Kontrabandë me mallra në Han të Elezit, ndalohen dy persona

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:44
Mallrat janë sekuestruar

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi që në automjetin e tyre kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës.

Rasti kishte ndodhur dje pasdite në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit.

Raportohet se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat