Vodhi veturën që e gjeti me çelës në një rrugë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vodhi veturën që e gjeti me çelës në një rrugë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Në parkingjet publike por edhe në vende ku s’lejohet parkimi, ka raste të shumta të vjedhjeve. Për një rast të tillë që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në Gjakovë, Policia tashmë ka arrestuar një person.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur më 22 dhjetor, kur një qytetar në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, kishte denoncuar vjedhjen e veturës së tij

Pas rreth një muaji hetim nga Policia, personi i dyshuar për këtë rast është identifikuar dhe tashmë është arrestuar.

Mësohet se bëhet fjalë për A.L., i cili ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme dhe më pas është shoqëruar për në stacion policor, ku u intervistua nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat