Një person gjendet i varur në litar në një mal në Prizren

Kronikë e zezë

Një person gjendet i varur në litar në një mal në Prizren

Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Një person sot rreth orës 12:00 ka raportuar se në malin “Polevica” në Prizren, ka hasur në një person të varur me litar në një lis.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit  ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi, duket mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat