Policia liron 4 të dyshuarit për trafikim seksual, një shtetase të Shqipërisë e dërgon në mbajtje

Kronikë e zezë

Policia liron 4 të dyshuarit për trafikim seksual, një shtetase të Shqipërisë e dërgon në mbajtje

Më: 9 janar 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Shqipërisë, si dhe është identifikuar një femër viktimë e trafikimit.

Rasti ka ndodhur me 10 qershor të vitit të kaluar, ndërsa mbrëmë rreth orëve të vona janë arrestuar. Pas intervistimit 4 meshkujt e dyshuar janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa shtetasja e Shqipërisë është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Ofrim i shërbimit seksual të viktimës së trafikimit".

“Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat