Therje me thikë në Podujevë, një i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Podujevë, një i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt

Më: 9 janar 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:05, në Podujevë.

Policia bën të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore pasi u sulmua fizikisht nga tre të dyshuar.

“Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën” thuhet në njoftim.

Policia thotë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është stabile.

Lidhur me këtë rast, një nga të dyshuarit është arrestuar.

I njëjti, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat