Arrestohet gjermani në Prishtinë, iu gjet armë dhe fishek në aeroport

Kronikë e zezë

Arrestohet gjermani në Prishtinë, iu gjet armë dhe fishek në aeroport

Më: 9 janar 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një shtetas gjerman është arrestuar të dielën në aeroportin “Adem Jashari”.

Kjo pasi që, të njëjtit gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur një pistoletë me shtatë fishekë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat