Policia: Dyshohet se e moshuara ra aksidentalisht nga ballkoni pa mbrojtëse

Kronikë e zezë

Policia: Dyshohet se e moshuara ra aksidentalisht nga ballkoni pa mbrojtëse

Më: 9 janar 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku si pasojë një grua e moshuar e ka humbur jetën.

E lidhur me këtë është deklaruar edhe policia.

Sipas një njoftimi nga organet e rendit 83-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë i cili ishte pa mbrojtëse.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat