Policia ndalon një veturë ku ishin 4 të mitur, iu gjen armë e fishekë

Kronikë e zezë

Policia ndalon një veturë ku ishin 4 të mitur, iu gjen armë e fishekë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se dje kanë ndaluar një veturë në Mitrovicë.

Në të ishin katër persona të mitur.

Gjatë kontollit në veturë, policia ka konfiskuar një pistoletë me një karikator, katër fishekë cal-7.65 mm, 19-fishekë cal-9 mm, një thikë, një mulli për bluarjen e substancave narkotike dhe një kuti për mbajtjen e substancave narkotike.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat