Një i vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Pas angazhimeve  në terren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova” , drejtimi Prishtinë-Prizeren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet”, tha Hoxha.Ai shtoi se njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën.

“Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Njësiti  i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për  rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore”, tha Hoxha.

Sipas tij, hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike.

“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë, posaçërisht në kohë të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur rastet e tilla të aksidenteve me pasoja fatale”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat